FOTO/ Tirana “vishet” me flamuj amerikanë, një portret gjigant mirëpret Sekretarin Blinken

Tirana do të ketë nesër gjithë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa për rreth 8 orë në kryeqytetin e Shqipërisë do të ndalet për një vizitë zyrtare Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 11:00 të paradites dhe gjatë ndalesës në tokën shqiptare pritet të ketë një agjendë të ngjeshur me takime.

Deri më tani janë konfirmuar takimet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, por një mesazh i fortë nga Amerika mund të jepet edhe për punën e SPAK, ndaj gjasat janë që Blinken të ketë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

E përjashtuara e madhe nga dita e nesërme do të jetë opozita e vendit, pasi deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për ndonjë takim me kreun e PD-së zyrtare Lulzim Basha, apo kreun e Grupit të PD, Gazment Bardhi.

Sakaq, në pritje të Blinken, kryeqyteti është “veshur” me flamuj amerikanë dhe në fasadën e Universitetit Politeknik është vendosur një banderolë gjigande me foton e tij, për t’i shprehur mirëseardhjen Sekretarit të Shtetit.

Detajet për vizitën e Blinken në Tiranë u zbuluan mbrëmjen e kaluar në një telekonferencë nga ish-ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila do të rikthehet në Shqipëri me Sekretarin e Shtetit.

Ne do të nisemi nesër për një udhëtim me dy ndalesa. Ndalesa e parë do të jetë një ditore në Shqipëri e cila do të nis në orën 11 deri në 7-8 të darkës. Ky ndalesë do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe e ardhmja e Europës.  Vizita do të shënojë gjithashtu edhe 100 vjetorin e dytë të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Duam të falënderojmë kryeministrin Rama që kemi qenë bashkë pendmbajtës në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria ka qenë pritësi kryesorë i refugjatëve afgan. Do të ketë disa takime, dhe është një agjendë e ngjeshur. Do të ketë një takim me Presidentin Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim me Kryeministrin Edi Rama. Pritja nuk do të jetë me ceremonial por do të jetë një takim bilateral dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për mediat”, zbuloi Kim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com