FOTO/ Të përgatitur për “luftë”, persona të maskuar dhe me molotovë, të pranishëm në protestë

Prej 30 minutash ka nisur protesta e opozitës para kryeministrisë. Një protestë e cila ka nisur në mënyrë paqësore, ku po mbahen fjalime nga të pranishmit, në pritje të fjalës përshëndetëse nga ana e kreut të PD, Sali Berisha.

Por në protestë ka gjithashtu edhe persona të maskuar, të cilët dyshohet se brenda çantave kanë bomba molotov të cilat pritet t’i hedhin në drejtim të uniformave blu dhe godinës së policisë.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se mes protestuesve janë edhe persona të cilët janë shoqëruar më herët në polici për rrëmuja të shkaktuarta në protestat para Bashkisë së Tiranës ku kanë hedhur bomba molotov dhe kanë lënduar efektivë policie, por që më pas janë lënë të lrië nga gjykatat.

Të njëjtat burime konfirmojnë se personat e maskaur janë udhëzuar të hedhin molotov në drejtim të policisë sapo Berisha të mbarojë fjalën e tij.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com