Foto/ Skandal në ‘Ferma VIP’, etiketimi i Dijonis Bibës në program nxit reagime të shumta


Mbrëmjen e djeshme startoi Ferma VIP, një reality show mjaft i pritur nga publiku shqiptar.

Prezantimi iu premtua Fjoralba Ponarit, ndërsa u bënë të ditur edhe 16 konkurrentët e parë.

Mes tyre, ka pikasur TikTok-eri i njohur, Dijonis Biba, i cili duket se ka nxitur menjëherë reagime të shumta në rrjet. Kjo pasi programi Ferma VIP e ka cilësuar atë si një ‘Influencer’.

Biba njihet nga publiku për live-t që bën në TikTok, ku shpesh shihet duke bërë humor por nuk mungojnë as ofendimet me personazhe të ndryshëm.

Etiketimi si ‘Influencer’ për Bibën është dukur e pahijshme për publikun, teksa dikush shkruan:

Seriozisht e keni, nëse ky është një influencer ateherë shoqëria jonë ka marrë fund”.

E kuptojmë që e keni bërë kastile si influencer për të nxitur komente por është vërtetë e turpshme kjo që keni bërë”.

Nuk kam asgjë me Dijonisin ama ta konsideroni atë si Influencer është e papranueshme”.

Dijonis Biba influencer? O perëndi e madhe“, janë këto disa nga komentet e shumta që janë bërë në postimin e prezantimit të Bibës.

Foto/ Skandal në ‘Ferma VIP’, etiketimi i Dijonis Bibës


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com