FOTO/Si i katapultoi në pushtet Sali Berisha, njerëzit e dosjes Partizani

Dosja “Partizani” është një dëshmi e madhe e korrupsionit që në fillimet e saj. Një pronë shtetërore, por që nuk ishte në shitje, që nuk ishte pezull, nuk ishte djerrë, u shkatërrua, duke shkatërruar një institucion sportive dhe kulturor i vendit prej mbi 50 vitesh.

Klubi “Partizani”, një nga më të rëndësishmit e vendit, ishte një organizatë mjaft aktive si në Klubin e Futbollit, ashtu edhe në atë shumësportësh. Ku një numër i madh fëmijësh dhe të rinjsh aktivizoheshin në të.

Prishja e klubit, por edhe transferimi i pronës, pra dhënia e trojeve, dhe objekteve tek disa individë privatë, normalisht do të duhet të ndodhte ose nëse kishte një vullnet të klubeve për tu privatizuar, ose një vendim sovran, pra nga një gjykatë që pronat e tyre të shkatërroheshin dhe t’i jepeshin dikuj tjetër.

Por nuk kemi as njërën as tjetrën. Si pa të keq, qeveria e Sali Berishës vendosi që të hedhë në erë këto institucione, vetëm për të ndërtuar pallate. Nëse ndërtohej ndonjë kompleks shkollor, ushtarak, apo strategjik, edhe mund të ndodhte.

Asnjëherë nuk kemi pasur raste të tjera kur një klub sportiv është dhënë për pallate. Përveç nëse ata që e kanë blerë klubin e kanë vendosur kështu.

Në rastin aktual, historia është e tillë: dhëndri i kryeministrit, ka pasur një pronë nga nëna e tij në vendin ku ngrihet klubi Partizani. i cili ishte pronë shtetërore, pasi dikur i është shitur shtetit Italian. Babai i tij që është Drejtor i Arkivave të Shtetit, i thotë Agjencisë së Kthimit të Pronave që mund ta bëjë kthimin se s’ka gjurmë, paçka se ka pasur.

Ndërkaq, vjehrri përkatësisht babai i gruas së Malltezit, që “rasëtsisht” punon kryeministër, mori vendim që ta tjetërsonte klubin Partizani, e tua jepte të gjithë pasuri e katandi tek disa individë që donin tu kthehej prona. Ndërkohë mijëra shqiptarë kanë prona e s’i kanë marrë, edhe pse nuk janë mbi institucione.

Berisha e mori vendimin, duke pasur arasysh se ka dhëndrrin dhe vajzën e tij në lojë, pra ishte në mes të një konflikti interesi. Por si dhëndri, ashtu edhe partnerët e tij nuk i kishin paratë për të blerë pasurinë e klubit Partizani, pra palestra, objekte e salla. Me ligj këto bëhen me tender, ku fiton ai që jep çmimin më të madh. Meqë nuk kishin para, Berisha vendosi me VKM që ta blejnë me “letra me vlerë” edhe pse nuk vlenin asnjë lek.

Më pas pronat u shkatërruan dhe tek një zonë në zemrën e kryeqytetit u ndërtuan 19 kulla. Po nga dolën pratë e ndërtimit? Dhe ku shkuan paratë që u fituan nga shitja. Atë ka hetuar prokuroria dhe ka gjetur gjurmë të mëdha ku familja e vajzës së Berishës ka fituar rreth 15 milionë euro, nga të cilat kanë paguar e sajdisur vetë Berishën e gruan e tij Lirie.

Ndërkaq, të gjithë personat e përfshirë në këtë transaksion janë shpërblyer me pushtet të PD-së. Si ër shembull Zv.kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelingu, që përfshihet në dosjen e përgatitjes dhe trajtimit të dosjes Partizani. Pra, e gjithë dosja është një abuzim i madh me pushtetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com