FOTO / RENEA “rrethon” Pogradecin, kontrolle në banesën e një personi në kërkim për vrasje

Burime nga Policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec

Operacioni për drogë, armë e kapje të personave në kërkim.

Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

Renea ka rrethuar banesën e nje te kerkuari, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Burime nga Policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com