Policia ka vënë nën hetim një 51-vjeçare nga Tirana të quajtur, Gera Kulla. Kamerat e sigurisë e filmuan atë teksa ishte me qentë e saj dhe njërin prej tyre e rrinte pa mëshirë në ashensor. Në rrjetet sociale ajo paraqitet si një praktikuese e Hatha Youga (degë e jogës që përdor teknika fizike), por nuk mungojnë videot dhe fotot me kafshët dhe qentë që ajo mbante në shtëpi. Madje në disa raste ka marrë pjesë në protesta për kafshët, si dhe tregon sesi kujdeset për kafshët që gjen në rrugë.
Sipas report TV, fqinjët e saj kanë deklaruar se ajo mbante në banesë 4 qenë dhe 7 mace. Pas publikimit të videos, 51-vjeçares i janë marrë edhe kafshët dhe tashmë janë në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e tyre. Ndaj gruas rëndon akuza për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetases që shfaqet në video. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe proceduan penalisht shtetasen Gera Kulla, 51 vjeçe, banuese në Tiranë”, njofton policia.
Ndërkohë, shoqata ARSAL që ka marrë kafshët nën kujdes thotë se tani janë të sigurt dhe do t’i nënshtrohen të gjitha kontrolleve mjekësore. Ndërsa bëjnë thirrje që t’i mbështesin dhe qytetarët që kanë mundësi të strehojnë qentë dhe macet./Liberale.al