FOTO / Rama mbërrin në Slloveni, pritet nga zv.kryeministrja Tanja Fajon

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Forumin Strategjik të Bledit që zhvillohet në Slloveni. Kryeministri është pritur nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon. Gjatë forumit Rama është takuar me personalitete të rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Kryeministri është i shoqëruar në këtë forum nga ministri I jashtëm Igli Hasani dhe ministrja e shtetit Kundër Korrupsionit Adea Pirdeni.

Çështjet që do të trajtohen në forum janë sfidat aktuale të sigurisë që po ndodhin në shoqërinë ndërkombëtare, por dhe ato të ardhshme globale.

Mësohet se kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalë gjatë forumit, ndërsa ministri i Jashtëm do të jetë pjesë e panelit të diskutimit “Për Evropën e plotë dhe të lirë”

Ministri Hasani do të marrë pjesë edhe në një takim informal të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të të Dërguarve Specialë për Ballkanin Perëndimor. Takimi do të mundësojë shkëmbimin e mendimeve lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Forumi Strategjik i Bledit organizohet në një moment kur Sllovenia është votuar si anëtare e përkohshme e KS të OKB-së për periudhën 2024-2025 dhe me këtë rast do të shprehet edhe përgjegjësia e Sllovenisë për ushtrimin e detyrave që burojnë nga ky fakt.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com