Foto që dëshmojnë një qytetërim të lashtë

E vendosur në qytetin Luoyang, provincën Foto që dëshmojnë një qytetërim të lashtë.
Henan, Erlitou mund të datohet mbi 3000 vjet më parë.

Vendi, i cili shërbeu si kryeqytet për periudhat e mesme dhe të vona të dinastisë Xia (rreth 2070 pes-1600 pes), dinastia më e hershme e Kinës, është me vlerë të madhe referimi për studimin e origjinës së qytetërimit kinez.

Muri i Madh u rendit si një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1987 dhe seksioni Badaling është vizituar nga më shumë se 500 udhëheqës shtetesh që nga viti 1954.
Sistemi i Ujitjes Dujiangyan ndodhet në rrafshin Chengdu të lumit Minjiang dhe është një nga sistemet më të vjetra të ujitjes në botë. Me një histori mbi 2000 vjeçare, funksionimi i tij ende vazhdon deri sot.
Pallati Potala u ndërtua në shekullin e 7-të me një sipërfaqe prej 41 hektarësh dhe gjendet mbi një mal në zemër të qytetit Lhasa, kryeqendër të Rajonin Autonom Xizang të Kinës Perëndimore. Në vitin 1994, Pallati Potala u përfshi në listën e trashëgimive botërore të UNESCO-s.

Shpellat “Maiji” me mbi 10 mijë statuja guri të Budës , janë ndër katër thesaret kryesore të artit kinez të shpellave, të cilat ndodhen në malin Maiji, qytet Tianshui të provincës Gansu të Kinës Veriperëndimore.
Qyteti Xian i provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore është një nga djepet e kulturës së qytetërimit të lashtë kinez dhe ka qenë kryeqyteti i 13 dinastive të Kinës. Muri i lashtë i qytetit Xian është kështjella e lashtë më e madhe dhe e mirëmbajtur më mirë deri në ditët e sotme në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com