Një lokal në pronësi të një shqiptari është sulmuar në një lagje në Patisia të Greqisë pas mesnatës.
Mediat greke raportojnë se autorët kanë qëlluar të paktën 7 herë në drejtim të lokalit.
Plumbat kanë thyer xhamat ndërsa gëzhoja të shpërndara janë gjetur edhe në parkingun ngjitur. Për shkak të orës së vonë, lokali ishte mbyllur dhe nuk kishte persona në rrezik.
Banorët e zonës që janë zgjuar nga të shtënat e pandërprera kanë njoftuar autoritetet. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën shtatë gëzhoja dhe një predhë.
Pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. Dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.
/a.r