FOTO/ Përplaset nga një automjet e përfundoi anës rrugës, ky është 31-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Patra

Erxhest Çobaj është 31-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor në Patra të Greqisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi kur 31-vjeçari shqiptar i cili po lëvizte me motor u përplas me makinën tip “Jeep” që po drejtohej nga një shqiptare me origjinë nga Fieri.

Përplasja ishte aq e fortë sa që Erxhesti përfundoi disa metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Pavarësisht se ishte pajisur me kokore, për fat të keq 31-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ndarja nga jeta e shqiptarit ka tronditur komunitetin në Patra. Ndërsa të afërmit dhe miqtë e tij me hidhërim për humbjen e papritur kanë postuar ne rrjete sociale mesazhe ngushëlluese për vdekjen e Erxhestit, i njohur ndryshe mes shokëve edhe si “Stelios”

Gjatë kontrollit trupor të 31-vjeçarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro. Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.

Prokuroria vendase po shqyrton me detaje aktivitetin e tij në të kaluarën në çështjet e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në të shkuarën e afërt ai është arrestuar për vepra të ngjashme në një zonë tjetër nga organet e policisë së Oropos.

Ndërkohë është shoqëruar në polici edhe drejtuesja e mjetit që aksidentoi Çobajn deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /m.j

Përplaset nga një automjet dhe përfundoi anës rrugës,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com