Aktorja Alina Boz e dashuruar prej 5 muajsh me menaxherin Umut Evirgen, kurorëzuan lumurinë e tyre me martesë. Në varkën e quajtur Halas 71 në Emirgan, në një ceremoni të thjeshtë ku morën pjesë 90 persona, ishin të pranishëm familjarët dhe miqtë e tyre të ngushtë.
Umut Evirgen, i cili i tha po lumturisë me Alina Boz, nuk i mbajti dot lotët teksa kërcente me bashkëshorten e tij. Aktorja bukuroshe fshiu lotët e bashkëshortit me duar, një pamje sa romantike aq edhe emocionuese.
Ndërsa dëshmitarët e Bozit në ceremoni ishin Burak Can dhe Cemre Beygüven, dëshmitarë të Evirgen ishin miqtë e tij të ngushtë Özge Özpirinçci dhe Fatih Terim. Certifikatën e martesës Terim e përshkruan si “Zoti ju plaktë në një jastëk”. Ai ia dha Alina Boz
Alina Boz, e cila u bë e famshme në moshë të re me suksesin e saj në serialin ku luajti, e filloi lidhjen e dashurisë me menaxherin Umut Evirgen 5 muaj më parë./Liberale.al