FOTO / Një ditë protestë kundër korrupsionit, gjashtë ditë pushime luksoze

Kandidati humbës i demokratëve në zgjedhjet e fundit vendore, Belind Këlliçi, është kapur mat duke vijuar pushimet e tij luksoze në një nga resortet më të shtrenjta në bregdet.

Fotot e siguruara nga disa pushues në resortin luksoz, tregojnë Belind Këlliçin bashkë me disa persona të tjerë, të cilët përdorin skaf për të bërë pushimet e tyre më të rehatshme. Ai është parë edhe duke drekuar në restorantet e zonës, të cilat njihen për luksin dhe çmimet e larta, që shpeshherë janë bërë subjekt i diskutimeve në rrjetet sociale.

Pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit të Tiranës dhe kandidoi për zgjedhjet vendore përballë Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe humbi me diferencën më të thellë në historinë e përballjeve elektorale midis dy kandidatëve, Belind Këlliçi zyrtarisht është ende i papunë dhe është e paqartë se me çfarë të ardhurash jeton apo se me çfarë i paguan pushimet në zona luksoze, me dreka e darka në restorantet e resortit dhe udhëtime me skaf.

Ish-kandidati demokrat ka qenë shpeshherë në vëmendjen e mediave për jetën e tij të shtrenjtë që bën si i papunë, të cilat i reklamojnë edhe vetë familjarët në rrjetet sociale, siç janë ndjekjet e ndeshjeve të kombëtares në Gjermani në zonat më të shtrenjta të stadiumit, udhëtimet e ndryshme në vende të shtrenjta të Europës apo edhe xhiro me varka në Mesdhe.

Me sa duket, Këlliçi pushon 6 ditë të javës, ndërsa kthehet në Tiranë të enjteve për të protestuar para Bashkisë me 20 të tjerë,

shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com