I riu në foto është Fatjon Kasaj, 22-vjeçari i cili humbi jetën pas aksidentit të ndodhur në Vlorë ditën e djeshme.
Motori që drejtohej nga 22-vjeçari Kasaj u përplas me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë, Kasaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti u shënua rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.