Katër terroristët e Moskës dolën para gjykatës ruse me lëndime të rënda në trup për shkak të dhunës së ushtruar nga forcat ruse të sigurisë.
Gjykata i la në paraburgim deri më 22 Maj 4 autorët e sulmit terrorist të Moskë pak ditë më parë, ku u vranë 137 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Pamjet në gjykatë të të dyshuarve tregojnë dhunën e ushtruar ndaj terroristëve nga autoritetet ruse gjatë arrestimit, por edhe gjatë marrjes në pyetje. Me shenja dhune në fytyrë, njëri prej tyre me vesh të prerë, kurse i arrestuari i katërt u dërgua në gjykatë përmes një karrige me rrota për shkak të pamundësisë për të ecur. Madje nuk ishte në gjendje as të hapte sytë.
Katër të akuzuarit që u lanë në paraburgim në pritje të nisjes së gjykimit, përballen me burgim të përjetshëm.
Sulmi terrorist i 22 Marsit në sallën e koncerteve në Moskë e mori përsipër ISIS.
Të arrestuarit janë Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov, që të gjithë nga Taxhikistani.
/a.r