Personat në foto janë dy autorët që dyshohet se dhunuan avokatin e Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona, të cilët po merren ne pyetje.
Mësohet se dy personat e shoqëruar po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.
Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po çonte famijen e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa policia ka identifikuar dy prej autorëve dhe po heton për motivin e sulmit, ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.
Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët janë urdhëruar nga Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt./m.j