FOTO/ Me hoodie dhe tuta, veshja e pazakontë e senatorit në inagurimin e Trump

Mes zyrtarëve, ish-Presidentëve, familjarëve dhe manjatëve të teknologjisë, të veshur me kostume të errëta e kravata elegante, vëmendjen në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump e mori veshja e pazakontë e një senatori.

Senatori demokrat i Pensilvanisë, John Fetterman në ceremoninë e inaugurimit të Trump kishte bërë një përzgjedhje ndryshe nga të tjerët.

Në veçanti, duke sfiduar të ftohtin dhe kodin zyrtar ai shihet i një hoodie të zezë, pantallona të shkurtra me ngjyrë gri dhe atlete sportive.

Fetterman është një nga ata ligjvënës që është takuar me Donald Trump. Ai ndodhej javën e kaluar në Mar-a-Lago dhe pas takimit me Presidenti tha se do të ishte i hapur për të mbështetur disa nga të zgjedhurit e tij për administratën e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com