Personi në foto është Thimi Droboniku alias Thimi Prifti, 56-vjeçari nga Berati i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Athinë.
Sipas raportimeve të medieve greke, ai u vra rreth orës 21:00 në lagjen “Palio Faliro” në Athinë, teksa zbriti nga motori dhe po drejtohej për në pallatin ku jetonte.
Teksa mbante kokoren e motorit në dorë dhe ishte drejtuar për në banesë, 56-vjeçari u qëllua 3 herë me një pistoletë 9 mm nga persona ende të paidentifikuar. Policia po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë në zonë, si dhe dëshmi nga banorët pranë vendngjarjes.
Pas ngjarjes policia gjeti një mjet të braktisur, Renault” ngjyrë e kuqe, i cili rezulton i vjedhur, por edhe me targa të vjedhura të një makine tjetër.
Brenda mjetit u gjet 1 Kallashnikov, 1 granatë dore, karikatorë, 1 bidon benzinë dhe 1 kokore.
Thimi Droboniku alias Thimi Prifti, rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike. Mediet greke shkruajnë gjithashtu se ai ishte përfshirë në trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.