FOTO / Ky është 36-vjeçari që u vra nga kushëriri në Bulqizë, ngjarja mendohet se ka lidhje me…

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Një 36-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu nga një i afërm i tij.

Policia tha se ngjarja u regjistrua në pyllin e fshatit. Fillimish 36-vjeçari Vangjel Kamberi mbeti i plagosur. Ai u dërgua me helikopter për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve dhe humbi jetën gjatë transportimit.

Momenti kur Vangjel Kamberi dërgohet te helikopteri

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është 34-vjeçari Flamur Kamberi, i afërm me viktimën. Ai u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Sa i përket rrethanave të kësaj ngjarje, ato nuk dihen ende. Siç raporton gazetari Neki Feta, dyshimet e para janë se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht pasi kanë qenë për gjueti bashkë.

Policia ka nisur hetimet me qëllim sqarimin e plotë të këtij rasti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com