Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin në fshatin Gurëz.
Shënjestër e atentatit ka qenë Ardjan Gjeloshi pronarë i një firme inertesh, ndërsa nga breshëria e plumbave është vrarë aksidentalisht ekonomisti i firmës Selman Mihana.
Kur autorët kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur ne ambientet e zyrës së bashku me viktimën.
Sipas policisë e gjithë firma është me kamera sigurie. Kur ka ndodhur atentati te porta e hyrjes ndodhej edhe roja i objektit, i cili është merrë në pyetje nga grupi hetimor.
Hetuesit dyshojnë se Ardian Gjeloshi, pronari firmës se inerteve ka qenë shënjestra e atentatit.
Nderkohë që po hetohen konfliktet dhe mosmarrveshjet që pronari i objektit Ardjan Gjeloshi mund të ketë patur me personat e tjerë.
/f.s