Plagosja me thikë që u regjistruar në vendin e njohur si “Trekëndëshi” në qytetin e Korçës është një krim pasioni.
Policia sqaron se Manderina Çela është goditur me thikë nga ish-partneri i saj 41-vjeçar.
Ilir Çami ka qenë edhe më parë i arrestuar për përndjekje të Çelës, ndërsa historia mes tyre ka përfunduar me plagosjen e kësaj të marte.
“Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaron policia.
Grupi hetimor i ngritur për rastin po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
/a.r