FOTO HISTORIKE: Pse dështuan qentë anti-tank!

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar avancimin e nazistëve në territorin e tyre, rusët vendosën të trajnojnë qentë për të vendosur bomba përpara tankeve naziste. Shperthimi i bombës nuk do të shkatërronte vetëm tankun, por do të vriste edhe qenin. Si ide nuk rezultoi shumë e suksesshme.

Pjesa më e madhe e qenve ishte e frikësuar nga tanket sepse nuk ishin stërvitur me tanke që ishin ne lëvizje.
Ata tërhiqeshin duke u hedhur përsëri në llogoret e ruseve, duke shpërthyer bombën e lidhur në trupin e tyre dhe duke vrarë ushtarët rusë.

Disa nga qentë e tjerë, të cilët ishin stërvitur me tanke ruse, aksidentalisht vraponin drejt tankeve te njohura ruse në vend të atyre gjermanë dhe shkatërronin tanket e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com