FOTO HISTORIKE/ Personi i tretë që vuri këmbën në Hënë… dhe një teori konspiracioni që e shoqëron!   

Astronauti i Apollo 12 Pete Conrad është ndalur në rimën jugore të Surveyor Crater, në Hënë, në këtë foto të shkrepur nga shoku i ekuipazhit Al Bean.

Nga 31.6 orë që kaluan në Hënë në 19–20 nëntor 1969, 7.5 orë ata i kaluan duke ecur në sipërfaqen e Hënës, duke mbledhur mostra dhe duke kryer eksperimente.

Më 21 nëntor, ekuipazhi i Apollo 12 u rikthyen së bashku në orbitën hënore.

Megjithatë, kanë kaluar shume kohë nga rivaliteti mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, në Luftën e Ftohtë mes tyre, për influencë në botë.

Shumë janë ata të cilët nuk besojnë se njeriu ka shkelur në Hënë, duke pretenduar se kanë mashtruar si amerikanët ashtu edhe sovjetikët dhe foton e kanë realizuar në sipërfaqen e Tokës, duke inskenuar imazhet. Si argument ata thonë se, nëse njeriu 50 vite më parë do të kishte shkuar vërtet në Hënë, sot Sateliti i vetëm i Tokës do të ishte kthyer në “një qendër të banuar”, ose të paktën astronautët do të binin lidhje “live”. Ndërkohë e vërteta është se që pas mbarimit të Luftës së Ftohtë askush nuk ka shkuar më në Hënë.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre teorive, që për më tepër duken si teori konspiracioni, Astronauti i Apollo 12 Pete Conrad, është futur në histori si një nga të parët që shkeli në Hënë. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com