FOTO HISTORIKE/ Kur njerëzimi flet me zërin më të fortë në botë!

Imazhi i fëmijës muzikant duke qarë u klasifikua si një nga fotografitë më emocionale të historisë moderne. Fotoja e fëmijës së varfër dhe jetim ka qarkulluar në sajte dhe media të ndryshme sociale, teksa ka bërë xhiron e botës. Tregon mirënjohjen e pakufishme të njeriut, kur ai ka nevojë dhe merr ndihmën e të tjerëve.

Mbi të gjitha në një foto gërshetohen humanizmi nga njëra anë për të cilën ka aq shumë sot nevoja bota dhe nga ana tjetër mirënjohja, si një virtyt i cili nuk del kurrë nga moda për aq kohë sa do të ekzistojë njerëzimi.

Kjo foto tregon një djalë brazilian 12-vjeçar (Diego Frazzo Turkato), duke luajtur violinë në funeralin e Mësuesit të tij, i cili e shpëtoi atë nga mjedisi i varfërisë dhe krimit në të cilin jetonte.

Në këtë imazh, njerëzimi duket sikur flet me zërin më të fortë në botë: “Kultivoni dashurinë dhe mirësinë tek një fëmijë për të mbjellë farat e dhembshurisë. Dhe vetëm atëherë do të ndërtoni një qytetërim të madh, dhe një komb të madh”. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com