FOTO HISTORIKE/ Festa e Vitit të Ri 1984, Enver Hoxha edhe si ‘babagjysh’ pak muaj para se të ndahej nga jeta

Pak muaj para se të ndahej nga jeta janë publikuar kohët e fundit imazhe të rralla të ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Memorie.al ka publikuar disa foto të rralla të ish-udhëheqësit komunist, të cilat e parqesin atë në momentë të ndryshme të festës së ndërrimit të viteve, ndërsa nën regjimin e tij nuk festoheshin Krishtlindjet dhe as festat e tjera fetare.

Diktatori shfaqet në këto foto në momente të ndryshme, duke filluar nga familja e tij me dy djemtë, Ilirin dhe Sokolin, me bashkëshortet e tyre, Teuta dhe Liljana, vajza, Pranvera me bashkëshortin Klement Kolaneci, dhe fëmijët e tyre të vegjël, e motra Sano, foto e cila është bërë tre muaj para se të ndahej nga jeta.

Një foto tjetër është edhe ajo me Nexhmijen ku ka vënë paruke me flokë të gjatë dhe musteqe e mjekër të bardhë duke imituar Babagjyshin e Vitit të Ri para pemës së vitit të ri të zbukuruar me pambuk e lodra fëmijësh, në mbrëmjen festive me fatosat e pionerët e dalluar të Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com