FOTO HISTORIKE/ “Agimi i Tokës”… u shfaq në një moment kur ne po e kërkonim të bukurën përtej planetit tonë!

Kjo foto me të njëjtin emër përshkruan Tokën teksa del nga hapësira dhe ërrësira e pafundme, ​​me vetëm një ndriçim falë hënës që dekoron planin e parë të fotografisë.

E kapur nga astronauti William Anders gjatë udhëtimit Apollo 8, “Earthrise” ishte, dhe mbetet ende, një fakt tronditës i ekzistencës sonë të vetmuar në hapësirën e madhe të gjithësisë.

E megjithatë, sado tronditëse, bukuria e madhe qëndron në vorbullën e mermertë ngjyrë blu dhe të bardhë të planetit ku ne jetojmë që del nga errësira monotone e galaktikës sonë.

Fotoja pasqyron bukurinë e planetit tonë gjatë një kohe kur ne po e kërkonim të bukurën përtej Tokës dhe u përhap nëpër botë në një mënyrë të tillë që njerëzit e kanë përdorur foton aq gjerësisht sa për të ilustruar ose për të bërë thirrje të vazhdueshme pse ia vlen mbrojtja e natyrës së Tokës.

/Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com