Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve ka qenë vetoja greke ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në bllokun Evropian.
Mitsotakis i ka përsëritur Ramës se “Athina nuk do të mbështesë hapat e tjera të procesit të anëtarësimit nëse nuk është zgjidhur më parë çështja e betimit të Belerit”.