Dy banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Iliarana dhe Adri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Ceremonia është organizuar në prime e të premtes, ndërsa çifti janë pritur nga një zyrtar i gjendjes civile të Komunës së Ferizajit, ku edhe kanë bërë kurorëzimin.
Të pranishëm në kurorëzimin e tyre ishin edhe prindërit e çiftit.
Pas kësaj ata janë kthyer në shtëpinë e Big Brother ku ka pasur muzikë me tupana dhe kanë festuar bashkë me banorët e tjerë.
Në shtëpi ata i kanë vizituar edhe moderatorët e emisionit Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.