FOTO/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ky është 34-vjeçari që humbi jetën

Dalin detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 34-vjeçari, Arlind Qendro, banor i Sarandës.

Duke udhëtuar me mjetin e tij 34-vjeçari ka dalë nga rruga ku fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë.

Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”.

Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit. Mësohet se 34-vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.

Ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com