FOTO/ Aksident i frikshëm në Korçë, makina përmbyset mbi asfalt

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të premteje në unazën veriore të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur ‘Dritat e Verdha “, aty ku një automjet tip” Volvo” është përmbysur mbi asfalt.

Korrenspondent i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi bën me dije se për fatin e mirë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa probleme serioze.

Sipas policisë mësohet se në momentin e aksidentit drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke sjellë dhe përmbysjen e makinës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojn ë punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com