FOTO/ 31-vjeçarja po bënte ‘selfie’ në një krater vullkani, bie tragjikisht dhe humb jetën nga 76 metra lartësi

Një grua 31-vjeçare kineze pati një fund tragjik kur, në përpjekjen e saj për të bërë foto në lindjen e diellit, ajo ra nga një lartësi prej 76 metrash në kraterin e një vullkani aktiv në Indonezi.

Aksidenti ndodhi më 20 prill në zonën Banyuwangi, me gruan e re e cila së bashku me burrin e saj po ngjiteshin në shpatin e një mali me një udhërrëfyes për të parë lindjen e diellit nga skaji i vullkanit.

Teksa 31-vjeçarja ka pozuar për fotot, në një moment ajo është rrëzuar.

Vajza përfundoi duke rënë mbrapsht në krater, e gjithë skena para syve burrit të saj të tmerruar.foto galeri foto galeri

Një foto e publikuar pas rënies së saj tregon gruan duke pozuar në buzë të vullkanit me njërën këmbë të ngritur dhe retë e avullit që ngrihen pas saj. U deshën më shumë se dy orë që shpëtimtarët të merrnin trupin e saj.

Sipas raporteve të cituara nga Daily Mail, trupi i saj do të dërgohet në Bali përpara se të dërgohet në Kinë.

Kompleksi i vullkanit Ijen ndodhet në provincën indoneziane Java Timor. Kompleksi është i njohur për zjarrin e tij blu, i cili krijohet nga dioksidi i squfurit që del nga krateri. Janë të shumtë turistët që zgjedhin kraterin për të bërë foto./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com