FOTO/ 17-vjeçari rrahu dhe mbyti 28-vjeçaren, qeshi gjatë seksit

Një 17 vjeçar tunizian ka rrahur dhe mbytur një grua 28-vjeçare. Shkaku i krimit, sipas mediave të huaja, është se viktima ka qeshur gjatë seksit. Krimi ka ndodhur në tetor 2023, ndërsa 17-vjeçari ka regjistruar në telefonin e tij momentet e fundit nga jeta e viktimës. Madje e ka pohuar me mburrje se ka vrarë 28-vjeçaren, duke u ndjerë triumfator për veprën e kryer.

Vdekje të tmerrshme, nga duart e një 17-vjeçari tunizian, i cili e rrahu dhe e mbyti pasi ajo qeshte gjatë seksit, i ndodhi një 28-vjeçareje në Frankfurt, çështje që tani po shkon në gjykatë.

Tragjedia ndodhi më 3 tetor 2023, kur 28-vjeçarja e identifikuar si Blanca takoi në një lokal 17-vjeçarin Muhammad Ali pa menduar që ky takim do ishte fatal për jetën e saj.

Frankfurt1

Sipas prokurorit, 28-vjeçarja dhe 17-vjeçari u takuan në një lokal dhe pasi kanë pirë dhe përdorur drogë, kanë shkuar në banesën e vajzës, që ndodhet në “zemrën” e Frankfurtit.

 

Aty dhe gjatë lidhjes së dashurisë, 28-vjeçarja filloi të qeshte, duke indinjuar adoleshentin, i cili e rrahu brutalisht dhe e mbyti për vdekje.

 

Siç u tha në gjykatë, 17-vjeçari ka regjistruar me kamerën e celularit momente të ndryshme të sulmit të dhunshëm ndaj gruas fatkeqe. Në një moment, duke kthyer kamerën në trupin e pajetë të Blankës, ai filloi të mburrej për “arritjen” e tij, duke thënë “E vrava”.

Frankfurt3

Britmat e 28-vjeçares fatkeqe janë dëgjuar nga një fqinj i cili ka njoftuar policinë. Oficerët e policisë thyen derën e banesës dhe gjetën Blancën të vdekur. Muhamed Ali u arrestua disa orë më vonë në shtëpinë e prindërve të tij në zonën e Frankfurtit.

“Ajo ishte një grua kaq e lumtur, kaq e re. Ajo e shijonte jetën dhe i pëlqente të argëtohej”, tha një shoqja e saj për 28 vjeçaren e pyetur nga Bild.

Nëna e 28- vjeçares jetonte pranë vajzës së saj, por natën e 3 tetorit, kur 17-vjeçari vrau vajzën e saj, ajo nuk ndodhej në banesë. Në një postim në Facebook, nëna e Blankës tha e shkatërruar: Dashuria ime, lumturia ime, gëzimi im, GJITHÇKA që kisha shkuan në Kopshtin e Edenit.

Sipas ligjit gjerman penal për të miturit, 17-vjeçari tunizian mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com