Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të Enjteje në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas gazetares Anila Sefa, një “Ford” ka kaluar barrierat anësore dhe është futur brenda oborrit të një banese. Për momentin thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se ku është shoferi. Bëhet fjalë për Fabjol Ibraliun, 21 vjeç.
Forcat policore dhe banorët janë bërë bashkë për të gjetur drejtuesin e automjetit. Mësohet se në spital nuk është paraqitur asnjë i plagosur.
“Shumë zhurmë eee… S’po gjendet shoferi. Përpara 7 vjetësh në këtë oborr vdiq plaka sepse makina doli nga rruga dhe e vrau”, është shprehur pronari i banesës.
Pronari i shtëpisë: Ça dëgjuam ne? Përplasje e madhe. E sheh si i ka marrë hekurat ai. Kështu bëhet gjithmonë një herë në pesë ditë. Çdo pesë ditë.
Pyetje: Në oborr hyri makina?
Pronari i shtëpisë: Po. Makina më ka vrarë edhe gruan mua në oborr. Gruan time, në oborr.
Pyetje: U dëmtua?
Pronari i shtëpisë: Vdiq.
Pyetje: Makina ku ndodhet, shoferi ku ndodhet?
Pronari i shtëpisë: Shoferi nuk gjendet ere.
Pyetje: Çfarë kërkoni me elektrik dore?
Banori: Shoferin, nuk po gjendet ere. Shumë keq. S‘kemi lënë vend nuk duket fare.
Pyetje: Po në tarracë patë?
Banori: Çfarë ka hipur lart në soletë ai?!
/a.r