Fondet e BE-së i vodhën, zhvlerësimi i Euros po i çon drejt falimentit, Basha thirrje drejtësisë: Ndëshkoni abuzuesit, sh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon takimet me qytetarë, fermerë, punëtorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të biznesit, me qëllim për të njohur më nga afër shqetësimet e tyre.

Si të mos mjaftojë fakti se jo vetëm fondet publike por edhe fondet e BE-së shkuan në destinacione “të panjohura” dhe për këtë arsye u bllokuan, edhe nga zhvlerësimi i Euros më të goditurit ishin eksportuesit, kryesisht ata të bimëve medicinale, të cilët qeveria duket se i la në mëshirë të fatit. Basha shkoi sot dhe takoi pronarin e kompanisë së njohur “Filipi” për t’u njohur nga afër me problematikën.

“Fatkeqësia tek ne është se u abuzua jo vetëm me fondet publike shqiptare, por edhe me ato të BE. Ndëshkimi është detyra e drejtësisë, që ne e mbështesim dhe inkurajojmë të vijojë me dënimin e kujtdo që ka abuzuar me fondet publike, ndërsa puna jonë është të ndërtojmë rrugën për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë” theksoi ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

Sot vizitova në Sanxhak kompaninë “FILIPI”, e cila merret me bimët medicinale, një kompani që operon prej 32 vitesh dhe sot eksporton edhe në SHBA. Kjo sipërmarrje është kartvizitë për Shqipërinë, pasi eksporti në SHBA është provë dhe dëshmi e një standarti të lartë.

Është detyrë e shtetit shqiptar të qëndrojë në krah të sipërmarrjeve të tilla me një potencial të madh, që ndikojnë në punësimin e qytetarëve, por edhe në zhvillimin e zonave ku operojnë. Akoma pa u bërë Shqipëria vend-anëtar, BE jep afro 200 milionë euro fonde të taksapaguesve europianë, për të ndihmuar fermerët dhe agrobiznesin. Nëse këto para do të kishin shkuar për fermerët, infrastrukturën, agropërpunimin dhe aksesin në treg sot gjendja e fermerëve do ishte ndryshe.

Fatkeqësia tek ne është se u abuzua jo vetëm me fondet publike shqiptare, por edhe me ato të BE. Ndëshkimi është detyra e drejtësisë, që ne e mbështesim dhe inkurajojmë të vijojë me dënimin e kujtdo që ka abuzuar me fondet publike, ndërsa puna jonë është të ndërtojmë rrugën për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com