“Fokusi te aftësimi profesional e zejtaria”/ Gonxhja: Do mbështesim me fonde sipërmarrësit e këtij sektori

2024 do të jetë viti i aftësimit profesional për zejtarinë dhe artizanatin në vend. Kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja gjatë një aktiviteti në kryeqytet ku fokusi ishte tek gratë sipërmarrëse zejtare.

“Do të jetë viti i aftësimit profesional dhe i ndihmës për zejtarinë dhe për artizanatin dhe për pasurimin e këtij komuniteti të jashtëzakonshëm me të gjitha mbështetjet që ai ka nevojë. Me të gjitha asetet, shërbimet që do të ketë nevojë për t’u fuqizuar”, tha Gonxhe.

Ministri Blendi Gonxhja u shpreh se mbështetja financiare për këtë kategori nuk do të mungojë.

“Programi për të paraqitur për një fuqizim të jashtëzakonshëm sivjet dhe nga ana buxhetore dhe nga ana e gjithë vëmendjes së shtetit, për rritjen e këtij tregu dhe këtij prodhimi të brendshëm i cili është shumë i rëndësishëm sepse nuk është një zanat apo mjeshtëri që do të jepte të njëjtat rezultate nëse ju do të lëviznit nga Shqipëria”, tha Gonxhe.

Për disa nga sipërmarrësit e zejtarisë u shpërndanë edhe certifikata vlerësimi për kontributin në këtë sektor të rëndësishëm të vlerave dhe ekonomisë së vendit.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com