FMN: Qeveritë do vihen me “shpatulla pas murit”, mund të pendohen për premtimet e ndihmës ndaj fermerëve

Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva theksoi se qeveritë do të pendohen për premtimet që po iu bëjnë fermerëve, në një kohë që Europa është përfshirë nga protesta masive.

Ajo tha se i kupton vështirësitë e fermerëve , veçanërisht në Francë, Belgjikë dhe Gjermani, por theksoi se është e shqetësuar se shtetet po japin ndihmën shtetërore, në vend që të vazhdojnë me stabilizimin e nevojshëm fiskal.

Duke folur për shtypin, Kristalina Georgieva siguroi se ajo e kupton, nga pikëpamja njerëzore se fermerët përballen me shumë vështirësi dhe puna që bëjnë nuk është e lehtë.

Megjithatë ajo nënvizoi se dhënia e ndihmës i vë qeveritë me shpatulla pas murit dhe i pengon ato të bëjnë atë që është e nevojshme për të forcuar ekonomitë e tyre.

“Ekziston rreziku që mund të vijë momenti kur ata mund të pendohen”, shtoi ai.

FMN ka këmbëngulur prej muajsh që vendet, veçanërisht më të pasurit, duhet t’i japin fund gradualisht masave mbështetëse që kishin promovuar për të mbështetur ekonomitë e tyre gjatë pandemisë, më pas për të zbutur goditjen inflacioniste dhe pasojat e pushtimit rus të Ukrainës.

Kristalina Georgieva ka theksuar vazhdimisht rrezikun që vendet të detyrohen të përballen me goditje ekonomike pa marzhet e nevojshme fiskale, pasi normat e huamarrjes janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com