“Fluturimi i ndërprerë”, tragjedia me 2.300 viktima që fshihet pas këtij monumenti në Serbi

Në tetor 1941 mbi dy mijë burra dhe djem të rinj u ekzekutuan në këtë vend nga forcat pushtuese gjermane.

Monumenti prej betoni, në formë V dhe i thyer, u përfundua në vitin 1963.

Kjo skulpturë përkujtimore, e quajtur edhe ‘Fluturimi i ndërprerë’, u frymëzua nga një nga ngjarjet më tragjike në Luftën e Dytë Botërore në Jugosllavi. Menjëherë pas fillimit të luftës, forcat gjermane kishin një rregull që e ndoqën për një kohë të gjatë. Ata ishin zotuar se do të vrisnin 100 njerëz për çdo ushtar gjerman të vrarë.

Më 21 tetor 1941, u kryen një seri ekzekutimesh, duke lënë pas afërsisht 2.300 viktima. Mjerisht, rreth 300 prej tyre ishin djem shkolle, të cilët u vranë së bashku me mësuesit e tyre.

Spomeniku i madh i betonit është në formë v-je, por nëse e shikoni me kujdes, i ngjan një zogu delikat të bardhë. Mund të mos e vini re, por ka një çarje në krahun e majtë.

Kjo simbolizon ndërprerjen e shpejtë të jetëve të të rinjve. Një prekje e veçantë që shton një dimension emocional është se në fytyrat e skulpturës mund të shihni përshtypjet e fëmijëve.

Gjithashtu, përveç pllakës kryesore që informon vizitorët për atë që ndodhi në këtë vend, aty shkruhet fjalët e fundit të drejtorit të shkollës, Miloje Pavlović, “gjuani edhe mbi mua, unë ende do të vazhdoj të jap mësim”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com