Florian Marku ka humbur ndeshjen e parë në karrierën e boksit profesionist.
Ai zhvilloi një ndeshje në “O2 Arena” Londër, përballë Chris Kongo ku ky i fundit fitoi me pikë dhe ka marrë titullin IBO Intercontinental.
Të shumtë ishin mbështetësit shqiptarë të heroit tonë Florian Marku, por fatkeqsisht ai u penalizua në raund të 8-ë, duke marrë një faull për një goditje pas koke të kundërshtarit, çka solli humbjen e tij.
Në sallën e madhe të boksit Florian Marku u fut me këngën e Noizyt, me reperin shqiptar prezent në pistë.