Flet Agron Duka: Nuk kandidoj më për deputet. Opozita e ndarë, dëm i madh

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se nuk do të kandidoj në zgjedhjet e 11 majit për deputet. Në një konferencë për media, ai bëri me dije se duhet t’i hapet rruga të rinjve, ndërsa shtoi se do të japë kontributin e tij maksimal në çdo qark ku do të kenë kandidat për deputetë.

Unë e kam thënë, unë nuk kandidoj më për Parlament t’i hapet rruga të rinjve. Do jap kontribut maksimal në çdo qark ku do kemi kandidat për deputetë.

Do kemi në çdo qark nga një kandidat. Akoma nuk kanë mbaruar negociatat. Jemi drejt procesit të dakordësimit. Nuk do ketë asnjë lloj problemi. Ne do dalim së bashku me opozitën”, deklaroi Duka.

Ky i fundit dha mesazhin se një opozitë e ndarë, përbën dëm të madh. Ai theksoi se synimi është që partia e tij të sigurojë 40 mijë vota në të gjithë vendin.

“Synimi ynë është të kemi 40 mijë vota në të gjithë vendin. Unë besoj që kodi zgjedhor dikton për rezultat pozitiv që partitë të cilat janë për të njëjtin qëllim, në rastin konkret partitë opozitare të jenë Brenda një koalicioni. Çdo lloj ndarje e dëmton sepse mund të ndodhë që partitë të cilat kanë dalë nga PD mund të marrin vota djathtas por nuk e konvertojnë deputet. Sepse kodi është në 12 qarqe që relativisht duhen 10 mijë vota për qark. Në këtë rast përfiton kundërshtari politik. Nëse këto vota kthehen në mandate, nuk ka dëm të madh. Sepse një ndër to që është z.Shehaj dhe Shehu, nuk besoj kurrë se ato mund të bashkojnë votat me mazhorancën. Por duke pasur këtë lloj frike që mund të copëzohen votat dhe nuk arrijnë ti përkthejnë në mandate, dëmi është i madh. Unë mendoj se mund të ketë rezultat pozitiv, sepse partitë opozitare janë në aleancë me PD dhe duke u future në listë, shumatorja e këtyre partive mund të konvertohet në mandate deputetësh. Nuk janë pak, sepse FRD në Durrës ka influencë në vota. Nëse numri i votave mund të jetë 2-3 mijë është numri i konsiderueshëm për të ndikuar pozitivisht për ti shtuar numrin e mandateve opozitës”, deklaroi Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com