Taylor Swift u shpall personi i vitit nga revista “Time”, një zgjedhje e duartrokitur nga miliona fansat e saj, pas triumfit të “Eras Tour”.
Elon Musk, i cili e fitoi titullin në vitin 2021 megjithatë, pasi e uroi, ai e paralajmëroi këngëtaren për njëfarë rreziku të rënies së popullaritetit pas këtij çmimi. “Unë flas nga përvoja”, ka shkruar ai me humor në X (ish- Twitter).
Agjencitë ndërkombëtare që komentuan reagimin e Musk, gjithashtu iu referuan vitit kur “Time” e kishte shpallur Adolf Hitlerin “person i vitit”, në 1938 .
Duke pasur parasysh sa më sipër, një përfaqësues i revistës ka bërë të qartë se dhënia e këtij titulli jo gjithmonë duhet të ketë shenjë pozitive, sepse konsiderohet më shumë, si njohje e personi që ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e vitit, qoftë për mirë apo për keq.