Flamuri shqiptar ngrihet në New York/ Kryebashkiaku Eric Adams, ceremoni për 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në New York është zhvilluar një ceremoni, me praninë kryebashkiakut Eric Adams.

Në faqen zyrtare të bashkisë së New York, shkruhet se eventi nxori në pah vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon për të ardhmen e tij. Ndërsa Eric Adams ka mbajtur edhe nje fjalim ku ka vleresuar kontributin e komuntetit shqiptar.

Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili thotë se ‘shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë krenar kudo ku ndodhen’.

Postimi i Bushatit:

Ngritja e flamurit shqiptar me Eric Adams, kryetarin e Bashkisë së NYC, #ËallStreet, në mes të ‘kryeqytetit’ të botës.

Festat e Nëntorit janë një moment krenarie për çdo shqiptar, duke na kujtuar historinë dhe sakrificat tona për liri.

Në këtë frymë, festuam #bashkë me komunitetin shqiptar në #USA & me personalitete si Imam Tahir Kukaj, Mark Gjonaj, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha dhe Suela Janina, të cilët janë ambasadorë të shkëlqyer të kombit tonë.✨

Shqiptarët vazhdojnë të lartësojnë emrin dhe trashëgiminë tonë kombëtare, duke na bërë #krenar kudo ku ndodhen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com