Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka, ka folur ditën e sotme në takimin e strukturave në qytetin e Elbasanit.
Ky takim erdhi në kuadër të protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet më 20 shkurt.
“Ahmetaj tha se qeveria e Ramës, 10 vitet e fundit ka funksionuar jo si qeveri e shqiptarëve, por si një organizatë kriminale. Të martën ne duhet të reagojmë. Ka vetëm një rrugë, dhe ajo është të protestojmë.
Askush prej nesh nuk ka as më të voglin iluzion se Rama nuk do rrëzohet. Rama do përgjigjet dhe do marrë atë që meriton. Veliaj duhet të përgjigjet dhe të ndëshkohet për inceneratorët e Tiranës.
Sali Berisha, sot është ‘i burgosur politik’ sepse këtu nuk ka drejtësi. Koha e vërtetoi që drejtësia e Dumanit është drejtësi politike”, deklaroi Flamur Noka.
/f.s