20-vjeçarja Vivian Wilson, e cila prej muajsh është në një përballje publike me babain e saj Elon Musk, i cili ishte mbështetësi më i zjarrtë i presidentit të zgjedhur, po planifikon të largohet nga SHBA pas fitores së Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, Vajza transgjinore e Elon Musk ka pranuar se “nuk mund ta shohë” veten duke jetuar në vend me Donald Trump përsëri në detyrë. “Kam menduar për këtë për një kohë,” shkroi ajo në Threads.
“Edhe nëse (Trump) është në detyrë vetëm për katër vjet, edhe nëse rregulloret anti-trans me magji nuk ndodhin, njerëzit që votuan me dëshirë për të nuk do të shkojnë askund së shpejti,” tha ajo, shkruan A2 CNN.
Ndryshimi i emrit
Vivian është një nga 12 fëmijët e miliarderit nga martesa me tre gra të ndryshme. E lindur në vitin 2004 si një mashkull i quajtur Xavier, në prill 2022 ajo paraqiti dokumente gjyqësore duke kërkuar ndryshimin e ligjshëm të gjinisë.
Ajo gjithashtu kërkoi të ndryshonte emrin e saj në Vivian Jenna Wilson, që është edhe emri i vajzërisë së nënës së saj. “Unë nuk jetoj më me babanë tim biologjik dhe as nuk dëshiroj të jem i lidhur me të në ndonjë formë”, tha ajo.
‘Më mashtruan’
Elon Musk ka sulmuar publikisht vajzën e tij, të cilën e quajti ‘komuniste’ që beson se ‘kushdo që është i pasur është i keq’.
Miliarderi, i cili madje tha se “djali i tij vdiq” nga “virusi i zgjimit”, pretendoi se ishte mashtruar duke lejuar Vivian të merrte bllokues të pubertetit.
“Unë në thelb u mashtrova të firmosja letra për një nga djemtë e mi, Xavier,” tha ai, duke iu referuar asaj me emrin e saj të mëparshëm. Siç ka pohuar ai, ngjarja ka qenë para se të merrte vesh se çfarë po ndodhte dhe kishte një pandemi, ndaj sipas tij u hutua, ndërsa i thanë se fëmija mund të vriste veten.
Ai gjithashtu shkroi në postimin e tij se Vivian ka lindur “gay dhe pak autiste”.
‘Ai nuk ishte aty për mua’
Vivian nuk la pa përgjigje deklaratat e babait të saj, të cilin e akuzoi se nuk ishte pranë saj kur ishte fëmijë dhe se e ngacmonte pa pushim për feminilitetin e saj.
“Ai nuk e di se si isha unë kur isha fëmijë, sepse ai thjesht nuk ishte aty”, u përgjigj ajo, duke vënë në dukje se miliarderi e ka reduktuar veten në një stereotip që thotë shumë për mënyrën sesi ai i shikon njerëzit dhe fëmijët në përgjithësi.
/a.r