Firma që i kushtoi burgun, zbardhet dëshmia e Jorgo Goros në SPAK

A2 CNN ka arritur të zbardhë një nga deklarimet e dhënë nga Jorgo Goro në SPAK, pjesë e dosjes hetimore.

Sipas SPAK, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes, Jorgo Goro ka shpjeguar:

“Në lidhje me kërkesën me nr. 19555 prot, datë 07.09.2016, nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës ka kryer veprimet e saj për të cilat ai nuk është në dijeni, por thjeshtë ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlorë, pas përpilimit nga drejtoria përkatëse. Pra e gjitha procedura e ndjekur për rastin në fjalë ishte trajtuar nga drejtoria përkatëse, e cila ka kryer verifikimet përkatëse dhe nga Bashkia Himare ishte kthyer përgjigje me shkresë nr. 2751/1 datë 13.09.2016.

I pyetur se çfarë baze ligjore kishte shërbyer për të si kryetar bashkie, për të konturuar pasurinë me numër 36/35, deklaruesi është përgjigjur se ka ndërhyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shtetasve. Kjo kompetencë, sipas deklaruesit, parashikohet në ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe konkretisht se në fushën e sigurisë publike, bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.

I pyetur ne lidhje me shkresën nr. 2751/1 datë 13.09.2016, nga Bashkia Himarë, drejtuar Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë Vlorë, ku është shprehur se në Z.K. 1739-Gjilek nuk është kryer procesi i regjistrimit të parë fillestar sistematik (menaxhim) dhe se nuk dispononte (bashkia) harta treguese të regjistrimit (H.T.R.), duke mos mundur në këtë mënyrë të shprehen për juridiksionin dhe vendosjen e pronave, ndërsa më poshtë është shprehur mendimi se ka mbivendosje dhe se pronat e Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen në zonën e konturuar me nr. 36/35, shtetasi Jorgo Goro është përgjigjur se ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shtetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit.

I pyetur nga është nisur për të dhënë një mendim për identifikimin me numër të pronës së shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kërkesa me nr. 19555 prot., date 07.09.2016 e Z. R. P.P. Vlorë nuk parashikon dhënie mendimi për konturimin e pronës së shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, po ata si institucion kanë shkuar më tej në përgjigjen e tyre kur kanë dhënë mendim se pronat e këtyre shtetasve konturohen në pasurinë me nr 36/35”.

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, u vu në pranga me urdhër të SPAK dhe së bashku me të u arrestuan edhe 4 persona të tjerë. Mësohet se nga 5 të arrestuarit dy janë me masa sigurie “arrest me burg”, ndërsa 3 të tjerë në arrest shtëpie.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com