Finlanda njofton rimbylljen e kufirit me Rusinë

Finlanda ka njoftuar se do të mbyllë sërish kufirin me Rusinë, për të parandaluar ardhjen e azilkërkuesve.

Helsinki pretendon se Rusia po inkurajon ardhjen e refugjatëve, sepse Finlanda ka vendosur të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Uashingtonin.

Në fund të muajit të kaluar, Finlanda mbylli kufirin me Rusinë, sipas Reuters. Dy pika kufitare u hapën sot dhe 36 persona kërkuan azil, njoftoi policia kufitare finlandeze.

“Ai fenomen është ripërtërirë, prandaj do të mbyllim kufirin”, tha Ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen.

Muajin e kaluar, rreth 900 qytetarë të Kenias, Marokut, Pakistanit, Somalisë, Sirisë dhe Jemenit hynë në Finlandë nga Rusia.

Para kësaj, statistikisht, një person në muaj hynte në Finlandë për të kërkuar azil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com