Finalet Euro 2024/ Zbulohet ‘shtëpia’ e kuqezinjve në Gjermani

Kuqezinjtë kanë prenotuar akomodiminin në SportCentrum Kaiserau, pranë Dortmundit.
Ky kompleks sportiv është ndërtuar në zonën lindore të Ruhrit dhe ka qenë gjithmonë shtëpia e atletikës dhe futbollit ëestfalian. SportCentrum Kaiserau ka ekzistuar në formën e tij të tanishme që nga viti 2006.

Kombëtarja e Shqipërisë mësoi pak ditë më parë kundërshtarët e fazës së grupeve për Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B. Në Gjermani kuqezinjtë pritet të kenë edhe mbështetje e mijëra tifozëve.

Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë apo klube si FC Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpul, FC Porto, Borusia Dortmund, Shalke 04, Valencia, Atletik Bilbao, Udinese etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com