Filozofia e Dash Shehit: Të garojmë më vete! Pas zgjedhjeve të bëjmë qeveri të përbashkët

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së dhe një nga zërat e fortë brenda opozitës, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi” në RTSH, deklaroi se zgjidhja më e mirë për një opozitë fituese në zgjedhje është që forcat politike opozitare të garojnë më vete në zgjedhjet parlamentare dhe më pas secila, sipas peshës, të ketë përfaqësim në qeveri.

Sipas tij, kjo është një formulë fituese, e cila ka qenë shumë rezultative edhe në Itali.

“Kemi një opozitë që ka shumë probleme të mëdha brenda vetes prej më shumë se dy vitesh, sidomos brenda PD-së. Ata në PD janë duke u marrë shumë me njëri- tjetrin dhe kjo ka krijuar probleme të mëdha. Brenda së djathtës duhet të ketë një dialektikë debati sepse duhej zhvilluar me kohë. Duhej bërë një analizë pas zgjedhjeve të 2021, të flitej hapur për humbjen dhe shkaqet. Populli opozitarë është aty. Ky lloj gabimi s’ka pse përsëritet më. Çarja është e madhe. Forca të tjera jashtë PD-së duhet të organizohen. Duhet krijimi i një poli tjetër për njerëz që nuk njohin Berishën dhe Bashën si shpresë. Nuk ka shpresë me ta. Ndërkaq lind pyetja ku duhet të shkojë populli opozitarë? Bëhet fjalë për 600 mijë vota. U duhet dhënë shansi që të kontribuojnë edhe faktorë të tjerë. Kemi modelin italian. Kanë garuar më vete forcat politike. Dhe më pas janë bashkuar. Të gjithë kanë marrë fetën e vet të elektoratit. Kjo duket si hata në Shqipëri. Edhe në 2021 njësoj u garua. Beteja politike e opozitës është që të ndryshojë ligjin. Nuk jam për federatën sepse kemi rrugëtime të ndryshme.”, tha Shehi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com