Festat e Nëntorit/ Qeveria ia jep pushim administratës ditën e hënë

Nëpërmjet një VKM-je, të firmosur nga zvkryeministrja Belinda Balluku, qeveria ka marrë vendimin për ta shpallur ditën e hënë, 27 nëntorin, ditë pushimi për administratën.

Në VKM, thuhet se kjo ditë pune do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.

“Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e ditës së hënë datë 27.11.2023 ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës e datës 27.11.2023 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në VKM.

Vendimi vjen për shkak të festave të Nëntorit, ku data 28 dhe 29 janë po ashtu pushim si ditë festash zyrtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com