Festa për zbulimin e gjinisë së bebit nxjerr në pah miqësitë e prishura rë Olta Gixharit

Olta Gixhari është duke shijuar shtatëzëninë e saj të dytë dhe vetëm pak ditë më parë, aktorja zbuloi se ishte në pritje të një djali. Në rrjetet sociale, fotot e videos nga festa private në një nga vilat në periferi të kryeqytetit, bënë xhiron e rrjetit.

Të shumtë ishin miqtë VIP që ishin të ftuar në këtë festë private, që patën mundësi të uronin të parët edhe çiftin për fëmijën e tyre të dytë. Por, ashtu edhe si ra në sy, gjithmonë në këto festa, ka edhe disa emra që mungojnë. Padyshim që ishte e pashmangshme mos të vihej re mungesa e Arbana Osmanit në këtë festë. Kujtojmë se Olta dhe Arbana kanë pasur një njohje të hershme, ku shpesh vajzat i kemi parë edhe së bashku.

Por, edhe pas Big Brother, të dyja vajzat vijuan të mbanin një raport të mirë, ku nuk mungonin edhe videot ku i bënin tag njëra-tjetrës. Por, duket se mungesa e Arbanës në këtë festë, tregon se mes tyre, diçka ka ndodhur.

Ajo që u vu re tjetër nga festa, ishte pikërisht fakti se mungonin bashkëpunëtorët e Oltës, ku për rreth 3 muaj qëndroi në jurinë e “Dancing with the Stars” Ilir Shaqiri, Valbona Selimllari dhe Lori Balaj nuk ishin të ftuarit e Oltës për këtë ditë të rëndësishme.

Natyrisht që të pranishëm në festë nuk ishin as drejtueset e “Top Media”, me të cilat Olta bashkëpunoi ngushtësisht në fund të vitit që lamë pas. Por, teksa ishin të shumtë imazhet publike që mungonin, një tjetër emër që nuk u duk në festë, ishte dhe motra e Oltës. Nuk e dimë nëse Gerta Gixhari ka qenë prezente në festë apo jo, pasi në fotot që qarkullonin në rrjetet sociale, ajo nuk dukej askund.

Nga ana tjetër, gazetarja nuk publikoi asgjë në “Instagram”-in e saj, as edhe një urim për nipin që pritet ti bashkohet familjes. Edhe më herët në media është përfolur për një krisje të marrëdhënieve mes dy vajzave, por ato gjithnjë e kanë mohuar. Prej shumë kohësh, motrat Gixhari e hequr njëra-tjetrën nga “Instagram”-i.

Gjithashtu, në fillimet e “Big Brother” të vjetshëm, u vu re se Gerta nuk bëri asnjë postim mbështetës pas pjesmarrjes së Oltës në BBV. Edhe Olta ka folur për këto lajme brenda shtëpisë kur ishte banore. Banorëve u është dhënë një listë me disa ngjarje që supozohet të kenë ndodhur gjatë kohës që ata kanë qenë të izoluar dhe ata duhet të gjenin nëse ishin të vërteta apo të gabuara.

Një nga këto ngjarje ishte edhe “zënka” e Oltës me të motrën, të cilën ajo e mohoi kategorikisht. Problemet mes dy motrave, ishin në qendër të vëmendjes vitin e shkuar, në javët e para të Big Brother. Ka qenë gazetari Andi Vrapi, i cili ka qenë i ftuar në “Fan Club”, dhe ka deklaruar se motrat prej pak kohësh nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëritjetrin.

“Edhe sot nëse futesh në ‘Instagram’-in e dy motrave do e shohësh që nuk janë ‘follow’ me njëra-tjetrën. Lart e poshtë në Tiranë qarkullon si lajm i pakonfirmuar, se konfirmimi duhet të vijë nga të dyja palët, që nuk kanë komunikim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën. Arsyet nuk dihen. Madje, së fundmi janë parë të dyja Zhaklina me Gertën”, tha gazetari Andi Vrapi.

Edhe pse kur Olta doli nga Big Brother, të dyja u panë së bashku dhe duke u përqafuar, zërat ende nuk u shuan. Përgjatë gjithë kohës që Olta ka qenë në Shqipëri, dy vajzat nuk janë parë asnjëherë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, duke shtuar zërat për një konflikt të tensionuar mes tyre.

Zërat janë shtuar edhe pas festës së “Gender Reveal”, ku Gerta nuk është parë në asnjë shkrepje, as të atyre, që vetë Olta ka publikuar. Ndërkohë që disa prej emrave që ishin prezent në festë janë edhe miqtë e famshëm të aktores. Ndër të pranishmet atje ishte edhe Sara Hoxha, Xhemi Shehu, Eni Shehu, Arbër Çepani. Nuk kishte sesi mos të vihej re mungesa e të gjithëve ishbanorëve të “Big Brother”, ku me disa prej tyre Olta ka pasur marrëdhënie të mira edhe pas përfundimit të lojës.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com