Një format i ri shqiptar, i quajtur Ferma Vip filloi mbrëmjen e djeshme transmetimin e parë live. Ky reality-show moderohet nga moderatorja Fjoralba Ponari dhe aktori Bes Kallaku.
Një program i këtij lloji vjen për herë të parë në Shqipëri, ndaj problematikat e shpeshta gjatë spektaklit nuk munguan.
Përpos problemeve teknike me audion, edhe organizimi kishte disa mangësi të cilat u vunë në pah nga publiku, por edhe nga vetë konkurrentët.
Robert Berisha, duke mos e ditur se ishte në transmetim, po i tregonte konkurrentes tjetër Rigelsa Cybi pakënaqësitë e tij në lidhje me programin.
“As nuk na treguan ku të ikim, as çfarë të bëjmë. Organizimi është…”– u shpreh Roberti, ndërsa më pas u ndërpre nga moderatorja, duke e lënë kështu diskutimin e tyre përgjysmë.