Ardhja në jetë e bebushes së çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ka qenë kryefjalë e këtyre dy ditëve në mediat rozë. Postimi i moderatores me një foto të të treve bëri bujë kudo në rrjet dhe urimet ishin të pafundme. Ajo që na tërhoqi të gjithëve vëmendjen ishte padyshim edhe emri i vogëlushes që çifti kishte zgjedhur dhe që Iconstyle ishte i pari që e zbuloi përmes detajeve në postimet e moderatores. (lexo këtu)
Luna Mari, është emri i veçantë i më të voglës së familjes Ejlli. Por ky emër është tashmë i dëgjuar edhe më parë. Vajza e modeles Belen Rodruguez quhet gjithashtu Luna Mari, fëmija i saj i dytë nga i dashuri Antonino Spinalbese.
Megjithatë Luizi dhe Kiara për të gjithë fansat e tyre kanë zbuluar se në fakt, emri i të voglës së tyre lidhet me familjarët e të dyve. Ka qenë vetë Luizi i cili ka zbuluar se emri i parë, Luna, ka qenë zgjedhja e Kiarës, ndërsa Mari lidhet me emrin e gjysheve të të dyve.